Franceska Jace, modelja qe u be e njohur nga reality-shou “Big
Brother”, ne kete interviste te gjate tregon gjithcka per jeten e saj
keto muaj. Odiseja e gjate e gjetjes se nje pune, ofertat shpesh te
pandershme qe i jane bere ne Shqiperi dhe streha qe ka gjetur ne tregun
kosovar, ku bukuria e saj duket se vleresohet me pune konkrete. Ne kete
interviste Franceska tregon shume nga gjerat e pathena deri tani: perse
ndihet e zhgenjyer nga lidhja e perfunduar dhe cfare kerkon te nje
mashkull. Respekti qe ka per familjen e Ermalit dhe deshira per te qene
pjese e nje foto-sesioni per Fadil Berishen.
Franceska,si kane qene ofertat qe ke marre per pune pas daljes nga “Big Brother”?
Realisht kam pasur shume oferta te mira nga njerez serioze dhe ndihem
shume mire nga kjo pjese. Kryesisht ofertat me te mira dhe me te
paguara i kam pasur ne Kosove. Kam pasur oferta te shumellojshme,
sidomos ne fushen e modelizmit, por oferten time kryesore, ate qe une
pretendoj per ne televizion, nuk e kam marre akoma.
Edhe ti si vajzat e tjera te BB, qe kane pretenduar televizionin…
Nuk jam si vajzat e tjera. Une e meritoj, sepse kam qene vetvetja (qesh).
Cfare do te doje te beje ne TV?
Kam qejf te jem moderatore, te prezantoj ndonje emision rinor, por edhe
ne radio nuk do te ishte keq. eshte nje pune qe mua me pelqen ta bej.
Duke qene se jam e vogel dhe sa kam hyre ne universitet nuk mund te
pretendoj per ndonje pune zyre apo dicka tjeter. Kjo eshte puna e vetme
qe une mund te bej.
Ne Kosove duket sikur te vleresojne me shume. Cilat kane qene ofertat me te larta qe te jane bere?
Ofertat me te larta jane kur behesh imazh i nje kompanie. Mua me eshte
ofruar dicka e tille keto dite, ndaj do udhetoj drejt Kosoves. Ndersa
sfilatat apo fotot kane nje cmim me te ulet se imazhi, po nje cmim me te
larte sesa paguhesh ketu. Une nuk paguhem jo vetem si modele por edhe
si personazh.
Si jane cmimet?
Ne sfilaten e fundit qe isha u pagova 400 euro per dy dite me cdo gje te
perfshire, vetem per disa minuta pune. Ndersa per imazh flitet per
shuma qe nuk jane poshte 1000 eurove. Une po e diskutoj kete oferte per
nje kompani qe eshte ne Kosove dhe pse s’e kam ende te sigurt.
Ne Shqiperi si kane qene ofertat?
E vetmja gje qe kam bere ketu, ka qene sfilata e “Geraldina Sposa”, ku
jam paguar shume mire, kjo edhe si personazh. Ne sfilatat e tjera nuk
kam shkuar, sepse nuk mund te shkoj diku ku paguhesh 50 euro per
sfilate, apo ka vajza te tjera qe shkojne edhe pa leke. Kete pune e bej
per pasion, por edhe per te fituar leke, pasi nuk kam mundesi te tjera.
Shume vajzave te reja shpesh u behen oferta te pandershme, te themi…
Kjo eshte shume e vertete. eshte mjaft e veshtire te cash ne kete bote,
si ne modelizem apo dicka. Nuk e di nga se vjen kjo. Ndoshta jane bere
meshkujt shume feministe dhe duan gjithmone te marrin dicka ne kembim
edhe kur ti mund ta meritosh ate vend pune, apo ate mundesi per te
pozuar apo sfiluar. Kam degjuar shume raste te tilla, po personalisht
nuk do ta beja kurre dicka te tille. Ate qe dua ta arrij, dua ta arrij
me forcat e mia.
Eshte perpjekur dikush te perfitoje ne kete menyre nga ty?
Po, jane perpjekur, ndersa ne Kosove, te them te drejten, s’me ka
ndodhur asgje e tille. Kam pasur oferta te ndryshme ketu ne Shqiperi, qe
gjithmone drejtoheshin diku tjeter, jo te puna. Kur diskutohet per
pune, une jam shume e prere dhe nuk bej kompromise te tjera. Nuk me
pelqen kur per nje pune merr oferta te tjera per darka apo per shoqerime
te teperta, qe dihet se ku e kane synimin.
Si ke reaguar?
Normalisht i kam refuzuar gjithmone, sepse nuk me intereson kjo pjese. Puna eshte pune, per mendimin tim.
Mendon se je aq e forte sa per ta perballuar kete presion?
Te them te drejten keto kohet e fundit kam qene shume e zhgenjyer nga
kjo pjese, sepse po mundohem shume per te gjetur nje pune dhe njerezit
me shohin me shume si femer te bukur sesa si nje njeri te afte per ta
kryer ate pune. Kam qene shume e merzitur, por fatmiresisht kam njerez
qe me rrine afer gjate gjithe kohes, si familja ime. Ndonjehere te jesh
person publik nuk eshte aq e lehte sa duket. Ndoshta edhe mosha ime me
ben pak te forte per ta perballuar, por po ia arrij me sukses.
Do te shkelje ndonjehere mbi parimet e tua per nje oferte marramendese?
Jo! Asnjehere. Per mendimin tim, i bie te marresh dicka ne shkembim te
vetes apo trupit tend. Atehere cila eshte diferenca me femrat qe kete
gje e kane pune!
Ka njerez te pasur qe perpiqen ta blejne bukurine me leket qe kane?
Ka plot raste qe kam degjuar, por edhe qe kane tentuar me mua.
Momentet me te veshtira per ty pas daljes nga Big Brother, cilat kane qene?
Pjesa qe me nervozon me shume jane gazetat. Jane lajmet e paverteta qe
publikohen, te cilat lendojne mua dhe familjen time. Nuk e di nese eshte
nje perpjekje per te me ulur imazhin, apo jam nje personazh qe shet
gazeten. eshte fakti qe po kerkoj nje pune stabel, te cilen ende nuk po e
gjej. Normalisht ka qene edhe ndarja me Ermalin moment i veshtire, qe
tani e kam superuar me sukses. Nuk ishte nje ndarje qe erdhi befas, por
nje ndarje qe erdhi gradualisht. Kjo me beri qe ta harroja kete pjese.
Keni ngelur miq me Ermalin?
Nuk mund te them miq, sepse eshte shume heret qe te ngelemi miq.
A urreheni, apo ka ngelur respekt mes jush?
Nuk mund te them qe urrehemi, sepse une jam tip qe fal dhe e justifikoj
ate shume mire. Dihet qe nje lidhje qe lind ne “Big Brother” jo
gjithmone vazhdon.
E ke pasur frike kete kur u lidhe?
Te them te drejten, po. E kam pasur frike gjithe kohen. Duke qene se une
me Ermalin edhe brenda, po edhe jashte qe u lidhem me teper; une shkoja
ne shtepine e Ermalit, rrija, flija aty… Nuk e prisja, pasi mendoja se
ishte nje lidhje serioze. Megjithate, dihet qe nje edicion i tille eshte
shume i gjykuar dhe ajo qe gjykohet me shume eshte femra. Une kam qene
ajo e gjykuara ne kete mes dhe ndoshta kane arritur te prishin pune edhe
fjalet e njerezve dhe te gjitha keto se bashku.
Si i kishe raportet me prinderit e Ermalit?
Kisha kontakte shume te mira, te cilat nuk i ruaj me. Nese do t’i ndesh, sigurisht qe do i pershendes me respektin me te madh.
Te kishin qejf?
Ata me kane respektuar si te dashuren e djalit te tyre, madje mund te
them qe me kane ofruar nje mbeshtetje edhe me te madhe sesa kjo.
Tani je per t’u nisur per ne Kosove?
Po. Shyqyr zotit po me ecen shume mire ne Kosove. Nuk e kuptoj as vete
(qesh). Me pelqen Kosova dhe njerezit atje, sepse nuk jane aspak
perfitues. Te shohin vetem per punen qe ti do besh. Nuk me ka ndodhur
asnjehere asgje e keqe ne Kosove dhe shkoj aty me besimin me te madh.
Pagesa eshte shume e mire dhe derisa i kam keto mundesi po i shfrytezoj.
Bukuria sot eshte neser jo. Nuk do jem keshtu sic jam.
The me pare qe doje te pozoje per Fadil Berishen?
Po. Kjo eshte deshira ime dhe shpresoj te me realizohet. Normalisht
eshte dicka qe cdo fotomodele e enderron te pozoje per Fadil Berishen.
Shpresoj qe t’i kem disa foto me Fadilin dhe pastaj t’i publikoj te
gazeta juaj (qesh).
Nese ofertat ne Shqiperi nuk do te jene ato te priturat, a do ta provoje fatin jashte Shqiperise?
Po. Patjeter qe po. Modelizimi ne Shqiperi nuk paguhet. Nuk ke shume
mundesi per te ecur perpara. Kjo pyetje me eshte bere dhe ne Kosove,
nese do te kisha oferte ne ndonje televizion atje; gjithmone kam thene
po. Do ta provoja.
Ne Kosove nuk ke marre ndonje oferte?
Jo. Akoma jo. Sa here kam shkuar ne Kosove, kam mbaruar pune dhe nuk kam
ndenjur gjate. Kete here qe do shkoj do rri nja dy dite me teper
(qesh).
Na thuaj nje sekret qe nuk e ke thene me pare…
Nuk kam. Jam e sinqerte dhe i them te gjitha (qesh). Do ta marr burrin nga Kosova (qesh). Jam beqare dhe kam humbur dy kile.
Mendon te rilidhesh se shpejti?
Nuk e kam ndermend fare. Normalisht jam per lidhjet serioze, jo te
martohem apo dicka e tille. Thjesht dua siguri dhe nuk kam me nevoje per
aventura ne jeten time. Ka kaluar shume pak kohe qe une jam ndare nga
Ermali dhe nuk e gjej dot njeriun e duhur. Ndoshta jam une akoma e
lenduar apo e zhgenjyer nga meshkujt. Nuk e di. Nuk ndihem gati per nje
lidhje. Nuk e perballoj dot. Jam gjithe kohen ne levizje, por jam edhe
shume besnike. Nese lidhem me dike, do heq dore nga gjithe gjerat e
tjera.
Je xheloze?
Me ka dale pak nami, por edhe jam ca (qesh). Nese do kisha nje njeri qe i
perket botes se artit, do isha shume xheloze, sepse e di qe do jete ne
kontakt te vazhdueshem me femrat. Nuk me pelqen kjo gje. Dua nje njeri
te thjeshte, jo te famshem.
Je vertet e zhgenjyer nga lidhja me Ermalin?
Jam e zhgenjyer, sepse dhashe shume nga vetja. Ndoshta nuk mora aq sa
meritoja. Normalisht perfundimi i cdo lidhjeje ka nje faze zhgenjimi dhe
do kohen e vet per te kaluar. Une dhashe maksimumin dhe nuk e kuptova
perse erdhi ndarja, nuk di si te sillem me ne nje lidhje tjeter. Derisa
te jem e sigurt dhe e qarte me veten, nuk do krijoj nje lidhje te re.
Jonida Hitoveizi gazeta MAPO
0 komentet:
Posto një koment