e shtunë, 24 nëntor 2012

Genta e BB: Vishem nuse per pak fat ne jeten time

Ka menduar qe gjurmet e erreta qe i ka lene lidhja me Rubensin apo Emilion dhe komentet mbi abortin t’i harroje, duke u veshur me fustanin e bardhe te nuserise. Pas Franceskes, Genta eshte e dyta ish–banore e “BB5” qe prezantohet ne publik si nuse. Po ndryshe nga Franceska qe u shfaq ne sfilate, Genta prezantohet si e tille me nje set fotografish te realizuara ne Korce.
Nje mikeshe e saj e ka zgjedhur si imazh te nje dyqani fustanesh nuserie dhe keshtu Genta ka provuar qofte edhe per hobi kenaqesine e fustanit te bardhe. Ajo ka preferuar qe te shfaqet si nuse qe konsumon cigare, duke pozuar ndersa tymos, dhe me pakete ne dore. Genta e Big Brother eshte nje nga personazhet me aktive pas daljes nga loja. Pas fotove te shumeperfolura provokuese qe dolen ne qarkullim ndersa Genta ishte ne kulmin e lojes, pas per balljeve me ish-te dashurin Rubensin dhe konflikteve me te dashurin e saj futbollist nga Gjirokastra, Emilio, pak jave me pare gazetat shkruan per nje abort, te cilin ajo e pranoi dhe vete. Ne lidhje me keto foto, ajo pohon per gazeten “Panorama”: “Vishem nuse per shijuar ca momente te gezuara me fustanin e bardhe, dhe per t’i sjelle pak fat jetes sime qe u ngjason telenovelave turke, por me fund te hidhur”.

0 komentet:

Posto një koment