e enjte, 27 dhjetor 2012

Ermela e Franceska te zhgenjyera, zbulohet reagimi pas braktisjes nga te dashurit

U duk se Ermela Mezuraj kishte gjetur dashurine e lene ne mes para tete vitesh, por disa mosmarreveshje kane bere qe bashkejetesa e saj me Jotin te marre fund. Gjithcka ka ndodhur para disa ditesh, pasi ai ka ndryshuar dhe televizion, duke lene punen si operator i “The Voice” ne “Top Channel” per te filluar pune te re te “Nga e para”, formati qe prezantohet ne “Vizion Plus” nga Valbona Selimllari.
Miq te afert te ciftit kane pohuar se ka qene nje vendim i Jotit per t’i dhene fund kesaj lidhjeje, vendim qe per Ermelen ka qene disi i papritur dhe e ka merzitur shume. “Ka njerez qe te shkelin kemben dhe te thone me fal, ka njerez qe ikin dhe s’thone nje fjale”, eshte nje nga deklaratat qe Ermela Mezuraj kishte bere per fansat e saj ne facebook, pas ndarjes se perfolur nga i dashuri i saj, Joti. Pak dite me pare, ajo deklaroi per statusin e saj tashme “single”, nderkohe qe ka vazhduar me statuse te ndryshme, ku pohon se si ndihet pas ndarjes nga Joti, djali me te cilin ajo bashkejetonte prej nje viti ne Tirane. Djali nga Lezha, Joti, u rikthye ne Shqiperi vitin e kaluar, kur vendosi te bashkejetoje me Ermelen, ndersa filloi edhe pune si operator ne “Top Channel”. Edhe pse Ermela ishte shprehur se kishte planifikuar nje martese me Jotin, ata gati celebruan lidhjen e tyre me nje feste orientale ne plazh per 26-vjetorin e saj, duke u shfaqur per here te pare si cift se bashku. Nderkohe qe nuk dihet se cfare do te behet me biznesin e tyre te perbashket, nje palester moderne qe kishin hapur se fundi ne Tirane.

E hidheruar i drejtohet Ermalit: Te dhurova dashurine time
“I give you my love” (Te dhurova dashurine time) eshte mesazhi qe Franceska i dergon Ermal Merdanit, pasi ka mesuar per lidhjen e tij te re me modelen, qe ai shfaqet ne kuicin “Tjetri” te Edi Manushit. Tashme qe Ermali ka krijuar kete lidhje te qendrueshme, per Francesken nuk ka qene nje lajm i mire. Per fansat e saj ne facebook ajo eshte shprehur ne lidhje me kete histori: ”Mund te kalohet dhimbja vetem, por per te provuar lumturi duhet te jene dy persona…” duke i bashkengjitur edhe disa foto nostalgjike te tjera nga argetimet ne shtepine e “Big Brother” me Ermalin. Tashme Franceska, edhe pse eshte fotografuar me disa kengetare apo djem te njohur kosovare, ende nuk ka pranuar qe te kete nisur ndonje lidhje te re serioze me ndonjerin prej tyre. Ajo ka pohuar se eshte ndier e zhgenjyer nga Ermali, dhe ndaj kjo eksperience e ka bere qe tani e tutje te jete me e kujdesshme ne lidhjen e saj te re para se ta beje publike. Se fundi, ajo i eshte perkushtuar modelingut, ndersa ka udhetuar drejt Gjakoves per realizimin e nje kalendari. Ne profilin e saj ne facebook ajo u shfaq me grim shume te rende ne stilin e Marilyn Monroe.
Pervec shkembimit te komenteve te shumta ne keto foto, Franceska po ashtu si Ermela publikoi dhe statusin e saj aktual pas ndarjes “single”. Gjithsesi, duket qe ende nuk e ka harruar Ermalin, pasi pas ndarjes, pervec fotos duke u puthur me te, ajo poston here pas here statuse ku shprehet e vetmuar dhe ne kerkim te dashurise qe te mos e lendoje.

0 komentet:

Posto një koment